Dekani FSI-së prof. acoc. dr. Fahrush Rexhepi dhe prof. ass. dr. Musa Vila qëndruan për një vizitë zyrtare në Universitetin e Innsbruck-ut, ku u pritën nga drejtori i Institutit për Teologji dhe Edukim prof. asoc. dr. Zekrija Sejdini. Gjatë bisedës profesor Sjedini njoftoj dekanin e FSI-së për mënyrën e funksionimit të këtij instituti, për planprogramet e lëndëve, për kuadrot dhe për statusin e këtij instituti. Në anën tjetër dekani Rexhepi njoftoi z. Sejdinin për zhvillimet dhe reformat në FSI, për shtimin dhe rritjen e numrit të kandidatëve për të ndjekur studimët në FSI si dhe për programet e akredituara.
Në fund të takimit profesor Sejdini ofroi mundësinë që kandidatët e interesuar nga Kosova për ndjekje të studimeve në universtetin e Innsbruck-ut mund të shkojnë atje, me ç’rast premtoi edhe sigurimin e bursave.
Gjatë qëndrimit në Austri dhe në Gjermani, delegacioni i FSI-së vizitoi edhe qendrat Islame dhe xhamitë e shqiptarve në Salzburg, në Radshtrat të Austrisë si dhe qendrën Islame në Nuremberg të Gjermanisë. Kudo në këto qytete delegacioni i FSI-së u prit ngrohtësisht nga mërgata shqiptare që punonin dhe jetonin atje. Në këto takime vëllazërore u bisedua për ruajtjen e kulturës dhe identitetit fetar e kombtar dhe për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.{gallery}dekaniaustri{/gallery}