Prishtinë, 13.11.2020
Dekani i FSI-se priti ne takim drejtorin e Organizatës “Human Appeal International Australia” (HAIA)
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor, priti sot në takim drejtorin e Organizatës “Human Appeal Inernational Australia” (HAIA).z. Bashar al Jamal i cili ishte i shoqëruar nga z. Naser Gashi, drejtor i shoqatës “Human Appeal Inernational” zyra në Kosovë. Në këtë takim dekani i FSI-së njohu z.Jamal me historikun e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI për studentët e interesuar. Edhe Bashar al Jamal, drejtor i Human Appeal Inernational Australia (HAIA) falënderoi dekanin për pritjen duke potencuar se në të ardhmen ky bashkëpunim do të intensifikohet në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të vendit.