Prishtinë, 22.11.2019
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, sot, më datë 22.11.2018, takoi Ministrn e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, me të cilin bisedoi rreth proceseve arsimore në Kosovë, angazhimet e MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim si dhe çështje tjera me interes.

Dekani Rexhepi e informoi Ministrin Bytyqi për procesin mësimor në FSI, programet të cilat ofron FSI për studentët dhe rëndësinë e studimit në FSI.
Ministri Bytyqi foli për sfidat aktuale të arsimit me ç‘rast, ndër tjera theksoi se, fokusi i angazhimeve intensive është në zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, ngritja e cilësisë së arsimit në përgjithësi, zhvillimin  e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, mundësitë e ndërlidhjes së mësimit teorik dhe praktik.
Dekani Rexhepi dhe Ministri Bytyqi u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.{gallery}bytyqi{/gallery}