Dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani, po merr pjesë në Konferencën Mbreterore mbi Islamin dhe humanitetin, me titull: Drejtesia në Islam; Koncepte, Histori dhe Sfidat bashkekohore,
Organizuar nga: UTM Raja Zarith Sofiah Centre for Advanced Studies on Islam,Science & Civilisation
Kuala Lumpur – Malaysia.
Tema me të cilën dekani i FSI-së, u paraqit në këtë konferencë ishte: “Waqf as Manifestation of Justice: Kosovo as a case study – Vakefi si manifestim i drejtesise: Kosova rast studimi”.
Gjatë kësaj vizite dekani Hasani ka zhvilluar edhe disa takime me përfaqësues të institucioneve të Arsimit të Lartë në këtë shtet, ku temë kryesore ishte zhvillimi i programeve studimore të nivelit PhD mes FSI dhe institucioneve gjegjëse.
Prishtinë, 27.01.2025



