{jathumbnail}Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Qazim Qazimi së bashku me bashkëpunëtor priti sot (10.05.2013) në objektin e Fakultetit një delegacion nga Universiteti i Medinës, i përbërë nga Dr. Abdulaziz Mebruk El-Amadi, dekan për çështje të studentëve të diplomuar pranë U.I.M. dhe Dr. Abdulaziz Salih El-Tovojan, profesor.
Dekani i Fakultetit së pari i informoi mysafirët për historikun e Fakultetit, ecuritë dhe zhvillimin e procesit mësimor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke përmendur me theks të veçantë çështjen e akreditimit të FSI-së si dhe inkuadrimin e tij në kuadër të UP-së si njësi akademike e barabartë me njësitë tjera.
Dekani gjithashtu i informoi të pranishmit me përbërjen e stafit akademik në FSI si dhe për numrin e studentëve të diplomuar dhe të atyre të cilët vijojnë mësimet në këtë institucion.
Gjatë bisedës palët ranë dakord që në një të ardhme të afërt të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushat me karakter shkencor mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Dekani, si nevojë e shtroi edhe mundësinë e mbajtjes së ndonjë kursi disa mujor për gjuhë arabe në Universitetin e Medinës për studentët e FSI-së.
Krejt në fund dekani i falënderoi mysafirët për kohën që kanë gjetur për ta vizituar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë duke shpresuar që vizita të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.