Më datë 22.02.2023, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, prof. asoc. dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë, priti në takim delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të Austrisë, të kryesuar nga kryetari i saj z. Ümit Vural.
Fillimisht dekani Hasani i shprehu mirëseardhje kryetarit Vural dhe e infromoi atë me aktivitetet dhe veprimtarinë e FSI-së në fushën e arsimit të lartë në Kosovë, duke u fokusura te studentët, stafi akademik dhe programet të cilat ofron FSI.
Nga ana e tij edhe kryetari Vural falënderoi dekanin e FSI-së për mikëpritjen dhe gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë Islam.
Prishtinë, 24.02.2023