Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në qytetin e Kütahyas, konkretisht në Universitetin e Kütahyas, delegacioni i FSI-së mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave.
Ceremonia e shperndarjes se diplomave fillimisht u organzua nga Fakulteti i Studimeve Islame duke filluar nga ora 10:00. Në këtë ceremoni përveç pjesëmarrjes së stafit akademik, studentëve të fakultetit dhe familjarëve të tyre, prezent ishte edhe kryetari i Komunës si dhe Myftiu i Kütahyas.
Në këtë ceremoni dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani përshëndeti të pranishmit në emër të FSI-së dhe ndau disa diploma për studentët e fakultetit.
Ndërsa ceremonia e shpërndarjes së diplomave për studentët e 10 fakulteteve tjera në kuadër të Universitetit u realizua nga ora 16:00.
Në këtë ceremoni përveç prezencës së rektorit, prorektorëve, dekanëve, stafit akademik, studentëve dhe familjarëve të tyre, ishe edhe një numër i madh i mysafirëve prej të cilëve mund të veçohen, z. Hulusi Akar, ish-ministër i mbrojtjes, pastaj Valiu i Kütahyas, z. Ali Çelik, dhe kryetari i komunës së Kütahyas, z. Alim Isik.