Prishtinë, 22.01.2025
Revista ndërkombëtare, hulumtuese, fetare e shkencore “BULETINI” tanimë ka dalur nga shtypi. Revista është e pajisur me numrin ISSN 3007-3677 (Print) tani është pajisur edhe me ISSN Online me numër 3078-7467, nga Qendra ISSN. Po ashtu është e indeksuar në CEEOL në Frankfurt dhe synon të indeksohet edhe në platforma të tjera.
Me këtë rast redaksia vazhdon të mbetet e përkushtuar të bëjë zgjerimin dhe krijimin e hapësirave për hulumtues e studiues të rinj ku ofron kontribut në disiplinat e saj të përfaqësuara në avancimin e teorive, epistemologjisë, pedagogjisë dhe metodave, por gjithmonë, duke ruajtur frymën e traditës së themelimit dhe objektivave së saj.
Të gjitha temat e botuara në “Buletin” janë të skanuara me programin “Inspera Originality”, duke mos lënë hapësirë për plagjiaturë, dhe duke e bërë revistën burim të besueshëm.
Në këtë numër mund të lexoni:
Prof. Asoc. Dr. Islam Hasani: “Në kujtim të profesorit dhe dekanit të parë të Fakultetit të Studimeve Islame – Doc. Dr. Rexhep ef. Bojës”;
Prof. Ass. Dr. Rexhep Suma: “Thirrja islame në kohën e katër halifëve – Ebu Bekri r.a.”;
Dr. Azmir Jusufi “Komentimi i Kuranit nga h. Sherif Ahmeti”;
Prof. Ass. Dr. Valmire Batatina-Krasniqi “Koncepti i vahjit (shpalljes) në këndvështrimin islam dhe perëndimor” .
Dr.Muhamed Stublla” Metodologjia e shkrimit të hadithit në librin El Athar të Imam Muhamed Ibën El Hasan Esh Shejbanit”;
Prof. Ass. Dr. Ilmije Kuçi: “Veshja e mëndafshit mes të ndaluarës dhe të lejuarës”;
Mr. Ali Bardhi, “Myftiu në Malin e Zi me seli në Ulqin (1881-1887) sipas dokumenteve arkivore”;
Prof. Ass. Dr. Ferid Selimi “Përdorimi i internetit nga mediat shqipe në Kosovë në funksion të informimit për pandeminë COVID-19”;
Mr.Vedat Shabani “Përmbledhje e aktiviteteve të Fakultetit të Studimeve Islame”