Prishtinë, 30.11.2016
Me ftesë te kryetarit të komunës së Edirnes në Turqi, z. Rexhep Gerkan, dekani i FSI prof. asoc. dr Fahrush Rexhepi qëndroi për një vizitë  triditore në këtë qytet. Gjatë qëndrimit në Edirne, dekani i FSI-se përvec që u prit nga kryetari i komunes se Edirnes ai pati nje takim mjaft të rëndësishëm edhe me prorektorin e Universitetit “Trakya”,  prof. dr. Mumin Shahin  dhe me prodekanin e Fakultetit te Ilahijiatit të këtij universiteti.

Gjatë takimit me prorektorin, dekani i FSI-se i dorëzoi një draft të marreveshjes për bashkëpunim në rrafshin akademik-shkencor në mes të ketij universiteti dhe FSI-së. Prorektori i Universitetit “Trakya” e mirëpriti draft-marrëveshjen për bashkepunim dhe deklaroi se së shpejti do të arrihet bashkëpunimi konkret në mes të FSI-së dhe këtij universitetit. Ai në mënyrë të vecantë shprehi interesimin për vizita reciproke të profesorëve dhe studentëve të këtyre dy institucioneve.
{gallery}edirne{/gallery}
Zyra për informim, FSI