Prishtinë, 17.02.2018

Fakulteti i Studimeve Islame nga viti 2018 është anëtare zyrtare e  organizate “EURIE – Eurasia Higher Education Summit” e cila është themeluar në vitin 2008 dhe tani në kuadër të saj ka më shumë se 100 universitete ndërkombëtare. Ky anëtarësim u arrit fal kontributit dhe angazhimit të dekanit të FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, me rastin e vizitës së tij gjatë vitit 2017 në Turqi dhe takimin e tij të realizuar me prof. dr. Mustafa Ajdin, president i organizatës “EURIE – Eurasia Higher Education Summit”.

Pas anëtarësimit të FSI-së në organizatën e lartpërmendur dhe në kuadër të avancimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të FSI-së si dhe ngritjes së kapaciteteve akademike/shkencore të stafit, nga data 14.02.2018 deri më datë 16.02.2018, një delegacion i FSI-së i përbërë nga sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani dhe dy profesorë të Fakultetit, prof. ass. dr. Xhabir Hamiti dhe prof. ass. dr. Lulzim Esati, mori pjesë në samitin e organizuar nga “EURIE – Eurasia Higher Education Summit” me seli në Stamboll. Qëllimi i kësaj vizite ishte pjesëmarrja në grupet punuese (Workshop-et) e organizuara nga “Eurasia Higher Education Summit” e cila është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare që promovon bashkëpunimin midis 90 universiteteve anembanë botës në Evropën Qendrore dhe Lindore, Ballkanin, Kaukazin, Lindjen e Mesme, si dhe angazhohet për avancimin global të standardeve arsimore në rajonin e Euroazisë.{gallery}eurie{/gallery}

Gjatë kësaj vizite stafi i FSI-së realizoi takime dhe vizita të shumta, siç është takimi me Presidentin e Organizatës “EURIE – Eurasia Higher Education Summit”, prof. dr. Mustafa Ajdin, pastaj takimi me Ministrin e Arsimit të Malejzisë, prof. dr. Idris Jusoh, si dhe me shumë përfaqësues të universiteteve të ndryshme ndërkombëtare të cilët ishin prezentë në këtë samit dhe të cilët promovonin universitetet dhe programet të cilat i ofrojnë për studentët e interesuar.