Në Eskishehir vendet e Evrozisë
{jathumbnail}Me ftesë të DIJANET-it të Turqisë si koordinues i Konferencës së Evroazisë, Bashkësia Islame e Kosovës nga 11-13 dhjetor 2013, ishte ftuar të marrë pjesë në Konferencën e parë të kësaj organizate në lidhje me rolin e bashkësive fetare islame në arsimin fetar dhe planprogramet dhe përvojat e arsimit të lartë në shtetet e Evroazisë të mbajtur në EskiShehir të Turqisë ,qytet ky i cili këtë vit është edhe kryeqytetit i kulturës së botës turke.
Në këtë konferencë morën pjesë mbi 15 delegacione nga vende të ndryshme të Evroazisë, përveç delegacioneve nga universitete të ndryshme të Turqisë.
Delegacioni kosovar përbëhej nga dekani i FSI-së, prof. dr Qazim Qazimi dhe këshilltari i Kryesisë, Vedat Sahiti .
Në ditën e parë të Konferencës, këshilltari i kryesisë,Vedat Sahiti prezantoi kumtesën e tij mbi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbarëvajtjen e arsimit fetar nëpër medrese dhe në Fakultetin e Studimeve Islame duke përmbushur kështu njërën nga kërkesat themelore të besimtarëve dhe duke plotësuar nevojat kadrovike të Bashkësisë Islame në Kosovë.
Medresetë tona janë shkollat më mira të mesme në nivel vendi, e them këtë bazuar në vlerësimin e Ministrisë së Arsimit në Kosovë dhe jo na bënë të mburremi dhe të krenohemi si Bashkësi Islame. Ndërsa, sa i përket arsimit të lartë fetare Bashkësia Islame e Kosovës ështe e para që ka paraprirë me themelimin e Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka hapur fakultetin e studimeve islame në trojet shqiptare.
Ndërsa në ditën e dytë të konferencës, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në prishtinë, Prof. dr. Qazim Qazim prezantoi kumtesën mbi historikun e FSI dhe planprogramet dhe kurikulat e FSI .
Gjatë qëndrimit në Eskishehir, delegacioni kosovar pati takime të ndryshme me përfaqësues të delegacioneve të vendeve që ishin të pranishme në Konferencë. Vlen të theksohet takimi special me zv. Kryetarin e DIYANET-it, Prof. dr. Mehmet Pacaci , ndërsa një pritje të veçantë speciale patëm në rektoratin e Universitetit Osman Gazi të Eskishehit nga rektori i Universitetit, Prof. dr. Hasan Gonen i cili kishte ndarë kohë për të pritur delegacioni nga Kosova.
Pasi na njohu me historikun e Universitetit, rektori Gonen tregoi gatishmërinë e plotë te universitetit, Osmangazi e posaçërisht fakulteti Ilahijatit në Eski -Shehir të fillojnë bashkëpunimin me Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe ky bashkëpunim mund të fillon që nesër- tha mes tjerash rektori Prof. dr. Hasan Gonen , nga ana tjetër dekani i FSI-së, Prof. dr. Qazim Qazimi falënderoi rektorin për mikpritjen, si dhe e njohu atë për Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.