Më datë 13.12.2021, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. asoc. dr. Shaban Sulejmani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha shkencore dhe akademike.
Nënshkruesit e Memorandumit do të zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e studimeve Islame. Bashkëpunimi nënkupton njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare të lëshuara nga këto dy fakultete. Këmbimin e stafit akademik për ligjërata, mbrojtjen e punimeve të diplomave të nivelit BA, MA dhe PhD. Organizimin e përbashkët të tryezave, konferencave dhe simpoziumeve shkencore të karakterit mbarëkombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Këmbimin e literaturës universitare, revistave shkencore si dhe të gjitha publikimeve që botohen nga të dy fakultetet.
Prishtinë,
13.12.2021