Nga data 20 deri më 23 prill 2026, përfaqësues të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, ishin pjesë e një vizite studimore të zhvilluar në Vjenë të Austri, të organizuar nga OeAD (Agency for Education and Internationalisation) në bashkëpunim me SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo), monitoruar nga znj. Shqiponjë Kodraliu, zyrtare e SHER-it, e cila ndoqi nga afër të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë qëndrimit në Vjenë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe drejtues të zyrave për bashkëpunim ndërkombëtar, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe praktikash.

FSI u përfaqësua nga Koordinatorja e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Mr. Muzaqete Kosumi, e cila kontribuoi aktivisht në diskutimet dhe aktivitetet e fokusuara në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin e bashkëpunimeve akademike. Gjatë qëndrimit në Vjenë, ajo pati mundësinë të njihet nga afër me praktikat dhe përvojat e universiteteve austriake, duke përfituar njohuri të vlefshme për avancimin institucional.

Në kuadër të programit, pjesëmarrësit vizituan zyrat e OeAD (Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin), ku u informuan mbi rolin e këtij institucioni dhe programet e tij të financimit dhe mbështetjes për arsimin e lartë. Diskutimet përfshinë gjithashtu Procesin e Bolonjës dhe zhvillimet bashkëkohore në ndërkombëtarizim.

Programi përfshiu edhe vizita në disa nga institucionet më prestigjioze në Austri, si Universiteti Mjekësor i Vjenës, Universiteti Teknik i Vjenës, Universiteti i Bujqësisë në Vjenë (BOKU), dhe Hochschule Campus Wien, Universiteti i Shkencave të Aplikuara.

Këto vizita ofruan mundësi për të parë nga afër funksionimin e institucioneve dhe për të shkëmbyer përvoja mbi praktikat më të mira, të cilat kontribojnë në zgjerimin e mundësive për studentët dhe stafin akademik, si dhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimeve ndërinstitucionale.

Prishtinë,
27.04.2026