Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame, sot më datë 02.10.2024, me një solemnitet rasti shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2024/2025. Në këtë solemnitet me një fjalë rasti u paraqit dekani i FSI-së, prof. ass. dr. Islam Hasani, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre.
Prezent në këtë solemnitet ishte edhe myftiu i Kosovë, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i cili para studentëve të FSI-së mbajti një fjalim përmes të cilit ai i inkurajoj studentët që të jenë sa më të përkushtuar në mësimet dhe studimet e tyre. Myftiu Naim ef. Tërnava gjithashtu ritheksoi se mbështetja e BIRK-ut për FSI-në do të jetë e vazhdueshme.
Krejt në fund, dekanati i FSI-së, për të pranishmit shtroi një koktej rasti.