Sot, më 27.12.2023, në Fakultetin e Studimeve Islame u mbajt ligjëratë nga prof. ass. dr. Orges Drançolli me temën ” Arti i Stilit Osman ne Kosovë (arkitektura, piktura dhe skulptura)”.

Ligjërata e mbajtur u fokusua në arkitekturën, pikturën dhe skulpturën, duke hedhur dritë mbi thelbin dhe pasurinë artistike të stilit osman në Kosovë.

Në përfundim të ligjëratës, studentët kishin hapësirë të lirë për të shprehur pyetje dhe kuriozitete ndaj temës së artit të stilit osman.