Këtë javë ka ndodhur pranim-dorëzimi i pajisjeve të instalimit të rrjetit WiFi6 edhe në Fakultetin e Studimeve Islame.
Realizimi i zgjerimit të rrjetit Wi-Fi dhe funksionalizimi i saj është kryer nga KREN, i financuar nga komponenti Digital4Business i Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së. Në këtë fakultet interneti tanimë është tërësisht funksional, duke ofruar mbulueshmëri prej 100%.
Njëherit, KREN ka nënshkruar edhe Shtojca 1, e Memorandumit të Bashkëpunimit (Memorandum) me FSI-në, pasi KREN tashmë ka shtuar shërbimet e saja që ndërlidhen me përdorimin e shërbimeve dhe sigurinë. Tutje, ky Memorandum do të mundësojë më tej shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e teknologjisë apo digjitalizimit dhe jo vetëm.
Në këtë takim, KREN është përfaqësuar nga Atif Basani, ndërsa Fakukteti i Studimeve Islame është përfaqësuar nga Dekani, Prof. asoc. dr. Islam Hasani, i cili nënshkroi këtë Memorandum.
Dekani i fakultetit është shprehur i kënaqur për këto investime, duke falënderuar përfaqësuesit e KREN-it dhe Digital4Business të Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së, për mbështetjen që i kanë dhënë fakultetit në procesin e digjitalizimit.

Tutje nga menaxhmenti i fakultetit kanë shtuar se “KREN po e dëshmon edhe më tej rolin e saj karshi fakultetit të tyre apo në përgjithësi Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.”