Agjencia e Kosoves për Akreditim, në një takim të organizuar me udhëheqesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë, prezantoi aktivitetet e AKA-së për vitin 2021 dhe strategjinë e AKA-së për vitet 2021-2025.
Në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. dr. Hasnije Ilazi; kryeministri z. Albin Kurti; ministrja e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arberie Nagavci; përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Anna Carin Platon dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi. Në emër të Fakultetit të Studimeve Islame prezent ishte dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i shoqëruar nga prodekani, prof. ass. dr. Zija Abdullahu.