Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë shpreh mirënjohje për ish-studentet, hfz. Rineta Nitaj dhe hfz. Fatime Nitaj, të cilat janë pajisur me ixhaze të plotë në dhjetë kiraetet e Kuranit famëlartë, me zinxhir të saktë dhe të pandërprerë transmetimi deri te Pejgamberi a.s.

Në kuadër të kësaj përgatitjeje, ato kanë përfunduar me sukses edhe studimin dhe memorizimin e mutuneve bazë në këtë fushë, si: Metn esh-Shatibijeh, Metn ed-Durrah el-Mudijeh, El-Mukadimeh el-Xhezerijeh, Et-Tuhfetul Etfal.

Në sajë të këtij suksesi, ato kanë marrë titullin “Shejha të dhjetë kiraeteve të Kuranit famëlartë” nga Al-Az’hari në Egjipt.

Fakulteti i Studimeve Islame vlerëson këtë arritje jo vetëm si një kontribut të çmuar në trashëgiminë islame, por edhe si një dëshmi konkrete e nivelit të formimit që studentët tanë mund të arrijnë me punë të sinqertë dhe përkushtim të vazhdueshëm.