Fakultetit të Studimeve Islame  -The Faculty of Islamic Studies

Prishtinë-Kosovë

كلية الدارسات الإسلامية في بريشتينا-كوسوفا

Fakultet i akredituar

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës është themeluar me vendimin nr. 443 të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, datë 15.08.1992. Punën e ka filluar në vitin akademik 1992/93, si njësi universitare, jofitimprurëse, me plan-program katërvjeçar për të përgatitur kuadro profesionale për nevojat e Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, po edhe për të kryer punë e shërbime të tjera nga veprimtaria e vet arsimore-profesionale.

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës, pavarësisht nga represionit i egër i okupatorit serb gjatë viteve 90, ai ka vazhduar veprimtarinë e vet pa ndërprerje, në kushte jashtëzakonisht të vështira materiale, hapësinore e kadrovike.

Në rrethanat e reja, pas çlirimit të Kosovës, sidomos pas vitit 2010, Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës ka siguruar kushte hapësinore dhe kadrovike sipas standardeve bashkëkohore, për veprimtari edukative-arsimore dhe kërkimore-shkencore, jo vetëm për të arritur rezultate të reja e cilësore, por edhe për të zbatuar programe funksionale edukative, arsimore dhe shkencore. Fakulteti i Studimeve Islame, gjatë hartimit të plan-programeve, është bazuar edhe në plan-programet e Fakulteteve të Studimeve Islame në rajon dhe të atyre në Botën Islame, të adaptuara për kushtet dhe rrethanat në Kosovë.

Fakulteti i Studimeve Islame është akredituar më dt. 06. 07. 2012 për tre vjet me vendim numër 432/12 i lëshuar me 09.07.2012.

 

Objekti i Fakultetit të Sudimeve Islame

Ambiente të jashtme të Fakultetit të Studimeve Islame

Ndërtesa e FSI-së është shumë funksionale dhe ka gjithçka që është e nevojshme për punë cilësore. Ndërtesa është e pajisur me mjetet më moderne të mësimdhënies dhe të mësimnxënies,që ofrojnë kushte për një proces mësimor cilësor. Profesorët kanë kabinetet e tyre, ku mund të përdaten për ligjërata dhe të zhvillojnë punë shkencore , për takime me studentë për të kryer punë të tjera që i përkasin pedagogut. Duhet të theksohet se rregulli dhe pastërtia në të gjitha ambientet e fakultetit është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Hapësira e përgjithshme e Fakultetit te Studimeve Islame është 3. 474. 08 metra katror

Hapesira

 

Hyrja në Fakultetit të Studimeve Islame

 

Ambient i bredshëm i Fakultetit të Studimeve Islame

 

dekanati1

 

Salla e mësimdhënësve

 

sallaemesimit

 

Salla e konferencave

 

Biblioteka e FSI-së

 

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës ka një bibliotekë mjaft të pasur – me 10.000 (dhjetë mijë) libra me 7.000 (shtatë mijë) tituj të ndryshëm dhe disa qindra punime diplomash, që tërë kohën janë në dispozicion të studentëve.

Gjithashtu ekziston edhe një projekt ndërkombëtar bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës dhe një nga bibliotekat më të mëdha botërore – Bibliotekës Aleksandria të Egjiptit.

Ambienti i jashtëm i  FSI-së.