Sot, studentët e FSI-së, kishin mundësinë dhe kënaqësinë të dëgjonin për historinë e Islamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes përvojës së studentit të Programit Fulbright-it të SHBA-ve David Chmielewski, i cili aktualisht punon përmes Ambasadës së Amerikës në Kosovë si Asistent i Mësimdhënies së Anglishtes (AMA) në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në prezantimin e tij me informacione të dobishme dhe të panjohura më parë për studentët tanë, ai tregoi një histori të përmbledhur rreth diversitetit në Amerikë, siç është ai në verilindje, me theks të veçantë në New Jersey, një nga shtetet më të larmishme dhe me më shumë muslimanë në Amerikë, dhe në New York e cila ka popullsinë më të madhe muslimane në SHBA.

Ai, përmendi poashtu xhamitë e para të ndërtuara në Amerikë, ku si xhamia e parë e ndërtuar nga të konvertuarit afrikano-amerikanë, njihet Xhamia Al-Sadiq, Çikago, e themeluar në vitin 1922. Por, përmendi se ka mendime nga historianë që xhaminë që kanë ndërtuar në vitet e hershme muslimanët shqiptarë në Amerikë, ka qenë xhamia në Biddeford, Maine, e cila u themelua si xhamia e parë në vitin 1915.

Në prezantimin e tij foli dhe për myslimanët amerikanë dhe të drejtat civile, për njerëzit me ndikim në mbrojtjen e të drejtave civile në SHBA, si Malcolm X, Muhamed Ali, dhe shumë aktivistë të tjerë, të cilët i kishin bërë presion qeverisë federale për çështjet e politikës së jashtme në botën muslimane, për t’iu dal në ndihmë përgjatë okupimeve të tyre, përfshirë edhe Bosnjën dhe Kosovën.

Në fund pati dhe pyetje e interaktivitet në mes studentëve, profesorëve dhe ligjëruesit.