Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, z. Philip Kosnett dhe znj. Alison Kosnett, shtruan Iftar për komunitetet fetare në Kosovë.

Pjesë e këtij iftari nga Fakulteti i Studimeve Islame ishin 7 studentë, si dhe prof. ass. dr. Zija Abdullahu, mr. Besa Ismaili dhe mr. Muzaqete Kosumi. Gjithashtu, kishte edhe të ftuar nga BIK-u, Medreseja, nga Seminari Ortodoks në Prizren, Komuniteti Hebre, dhe ai Bektashian, nga stafi i Ambasadës Amerikane, ministra, këshilltarë nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, kryetarë partish, deputetë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

{gallery}kosnet_iftar{/gallery}