Prishtinë, 07.04.2016
Sot, më datë 07.04.2016, në sallën e Konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame, u mbajt promovimi i dy librave të hoxhës së nderuar, mulla Iljas ef. Rrahmani, përkatësisht dy librave të tij: “77 degët e Imanit” dhe “ Nën hijen e diturisë”.
Panelist të këtij promovimi ishin prof. ass. Dr. Lulzim Esati dhe prof. Ahmet Sadriu.
Programi filloi me lexim të Kur’anit nga studenti Fisnik Maloku.
Programi filloi me një fjalë rasti nga nikoqiri i këtij promovimi, dekani i FSI-së, Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili përshëndeti të pranishmit, duke i përkujtuar disa nga ajetet kuranore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. rreth rëndësisë së dijetarëve.
Në vazhdim fjala ju dha myftiut të Kosovës, Mr. Naim ef.Ternava, i cili foli rreth librave të hoxhës duke potencuar 4 veçori te mulla Iljas ef. Rrahmanit:
1. Mençuria
2. Urtësia
3. Bujaria, dhe
4. Puna e vazhdueshme e tij.
Në vazhdim, me fjalën e tyre u paraqitën: panelisti prof. Ahmet Sadriu, i cili foli për jetën e hoxhës së nderuar, si dhe për veprimtarinë e tij, e cila është e ndritur me punën dhe angazhimin e tij që ka bërë për vite të tëra, dhe prof. ass. Dr. Lulzim Esati, i cili foli për librin “77 degët e Imanit”, ku theksoi se veçori e këtyre librave është se nuk dihet data e fillimit të tyre, por diku 40-50 vjet më parë kanë filluar të shkruhen. Ato janë shkruajtur në gjuhën shqipe, duke përdorur alfabetin arab dhe persian.
Në fund, fjala ju dha hoxhës së nderuar, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi shumë ata që u bënë shkaktar për këtë promovim, duke e lutur Zotin që t’i shpërblejë me xhenet.
Krejt në fund hoxhës së nderuar ju dha një mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e thirrjes islame.{gallery}mullailjasi{/gallery}