Sot, në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, studentët e rinj të cilët janë pranuar ne FSI për vitin akademik 2013/2014 u pajisën me indekse dhe kështu, në mënyrë solemne, u shënua fillimi i vitit akademik.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin menaxhmenti i Fakultetit, profesorët dhe shumë studentë.

Në fjalën e tij përshëndetëse dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi, pasi ju uroj mirëseardhje dhe pasi i falënderoi studentët e rinj për zgjedhjen e tyre që të jenë pjesë e FSI-së për avancimin e tyre të mëtutjeshëm, theksoi se FSI ofron kushte të volitshme për avancimin e tyre të mëtutjeshëm akademik.
Në fund të kësaj ceremonie u bë shpërndarja e indekseve nga dekani, prodekani dhe sekretari i Fakultetit. {gallery}index13{/gallery}