Prishtinë, 18.10.2024
Dje, më datë 17.10.2024, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof. asoc. Dr. Islam Hasani, ka pritur dje në takim ish-sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për të marrë pjesë në Konferencën shkencore kushtuar ish-myftiut, njëherit edhe ish-dekanit të FSI-së, dr. Rexhep Boja.
Dekani Hasani e informoi mysafirin me historikun e FSI-së, stafin akademik, programet të cilat ofron FSI si dhe me kontigjentin e dorëshkrimeve të cilat FSI i posedon në bibliotekën e saj.
Me këtë rast, prof. dr. Ekmeludin Ihsanoglu mbajti një ligjëratë interaktive para stafit akademik të FSI-së, duke përmendur edhe kontributin e dr. Rexhep Bojës në themelimin dhe mbarvajtjen e këtij institucioni akademik, si dhe kontributin e tij në senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar karshi çështjes së Kosovës.