Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan në sallën e madhe “Halic Kongre Merkezi” në Stamboll u bë promovimi elektronik i Enciklopedisë Islame “100 vite në shërbim të kulturës dhe civilizimit islam” në 44 vëllime. Organizatorë i këtij tubimi ishte Dijaneti i Republikës së Turqisë. Në këtë promovim morën pjesë shumë akademik, pedagog si dhe përfaqësues të bashkësive islame të rajonit dhe më gjerë.
Pjesëmarrës i këtij tubimi ishte edhe delegacioni i Republikës së Kosovës Myftiu – Mr. Naim ef. Tërnava, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame Prof. Dr. Qazim Qazimi si dhe Lutfi Ballik, kryetar i KBI të Prizrenit. Në këtë eveniment prezantuan shumë dijetar por edhe hartues të kësaj enciklopedie dhe një numër i konsiderueshëm i tyre u dekoruan nga Kryeministri Erdogan. Pas kësaj ceremonie, Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan organizoi një ndej të veçantë, mbi një orë, me disa personalitete e këtu ishte edhe delegacioni i Kosovës. Delegacioni jonë u takua me shumë personalitete të jetës fetare e politike të Turqisë dhe me pjesëmarrës tjerë në këtë tubim.{gallery}stamboll14jn{/gallery}