Prishtinë, 01 nëntor 2024

Sot, më datë 01. 11. 2024, studenti Bashkim Shaban Berisha mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Trashëgimia Islame në Trevën e Tropojës”, në Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar

2. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar

3. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, mentor.

Fillimisht fjala iu dha kandidatit Bashkim Berisha, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për qëllim nxjerrjen në pah dhe njëkohësisht rivlerësimin e historikut të pluhurosur qindra vjetar, të monumenteve, xhamive, vakëfeve dhe personaliteteve të fesë Islame në këtë trevë, pasiqë roli i tyre ishte dhe vazhdon të mbetet i veçantë dhe mjaftë domethënës për trashëgiminë fetare dhe kulturore të Tropojës.

Punimi ishte ndarë në 3 kapituj. Kapitulli i parë përmban njohuri gjeografike dhe historike të zonës së Tropojës, cilësitë dhe karakteristikat e saj, pasuritë dhe kapitali human i saj. Kapitulli i dytë, vazhdon me analizimin e zanafillës së prezencës së Islamit në këto zona, dhe myslimanët e parë të kësaj zone. Ndërsa, kapitulli i fundit, përmban analizimin e fenomenit socialmusliman të banorëve të Tropojës pas viteve të 90-ta.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e bërë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.