Kandidati Besim GASHI, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.
Më datë 16.07.2021, kandidati Besim Gashi, mbrojti me sukses temën e masterit me titull: “Pozita juridike e të tjerëve në Kartën e Medinës“, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,
Komisioni në përbërje të:
- Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, kryetar
- Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, anëtar
- Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, mentor
Fillimisht, mentori i temës, prof. ass. dr. Zija Abdullahu, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Besim Gashi.
Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe me shembuj, duke shfaqur analizimet e bëra rreth pozitës së të tjerëve në Kartën e Medinës, duke filluar me themelimin e Kartës së Medinës, bashkëjetesën dhe marrëdhëniet mes popujve, tematikat që trajton Karta e Medinës, analizë e të gjitha neneve të Kartës së Medinës.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe informacionet e shumta lidhur me këtë temë, dhe gjithashtu u vlerësua se kandidati kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme lidhur me punimin e tij, po ashtu u dhanë edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë, 16 korrik 2021.