Më 30.06.2025 studenti Besnik JAHA mbrojti temën e diplomës në nivelin Master me titull “ARTI LETRAR ISLAM NË KULTURËN LETRARE SHQIPE”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. dr. Hysen Matoshi, kryetar
2. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, anëtar
3. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, mentor.
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Besnik JAHA, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për synim të shqyrtojë ndikimin e artit letrar islam në kulturën letrare shqipe, si dhe të hap rrugë për studime të mëtejshme mbi ndërthurjen e religjionit dhe të kulturës Islame në letërsinë shqipe, duke kontribuar në një fushë ende pak të eksploruar në studimet letrare dhe teologjike shqiptare.
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet rreth lindjes dhe zhvillimit të Artit Islam. Në kapitullin e dytë flet detajisht për historinë e lindjes së letërsisë shqipe. Vazhdon në kapitullin e tretë, sqaron për letërsinë alhamiado shqiptare. Ndërsa, kapitulli i fundit, shtjellon ndikimin e artit letrar islam në letërsinë shqipe.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë duke i rekomanduar që ta botojë këtë punim që e vlerësuan ndër më të mirët. Pas përgëzimeve dhe urimit për punën e mrekullueshme të tij, në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë,
30.06.2025

















