Prishtinë, 21 Mars 2025

Më datë 20. 03. 2025, studenti Burim KOÇINAJ mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “POZITA E SAHIHUT TË BUHARIUT DHE ANALIZA E DISA DYSHIMEVE TË NGRITURA KUNDËR TIJ”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar

2. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar

3. Prof. ass. dr. Musa Vila, mentor

Fillimisht fjala iu dha kandidatit Burim KOÇINAJ, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize.  Ai në punimin e tij kishte për synim të nxjerr në pah informacione të bollshme rreth autencitetit të Sahihu të Buhariut, të flas për lidhjen me Sunnetin, për flakjen e dyshimeve lidhur me Sahihun e Buhariut, identifikimin e kundërshtarëve, dhe të shtojë një punim në literaturën e gjuhës shqipe lidhur me këtë temë, për të cilën ka shumë pak literaturë.

Punimi është ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet rreth Imam Buhariut dhe Sahihut të tij në përgjithësi. Në kapitullin e dytë flet detajisht për dyshimet e hedhura ndaj Imam Buhariut dhe kundërpërgjigja ndaj tyre. Vazhdon në kapitullin e tretë, sqaron  për dyshimet e hedhura ndaj shkrimit të Sahihut dhe versioneve të tij. Ndërsa, kapitulli i fundit, përmban informacione dhe argumente rreth dyshimeve të hedhura rreth ekzistimit të kontradiktave ndërmjet haditheve në Sahihun e Buhariut dhe gjërave tjera.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni i bënë disa pyetje dhe e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë duke i rekomanduar që ta botojë këtë punim të cilin e vlerësuan shumë. Më pas i dhanë disa sygjerime dhe këshilla për temën, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.