Prishtinë, 22.10.2020
Kandidati Faton BYTYQI mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës
Më datë 20.10.2020, kandidati Faton Bytyqi, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Mësim-besimi në shkollat publike sfidat dhe nevoja e implementimit në shoqërinë kosovare”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,
Komisioni në përbërje të:
1. Prof. ass. dr. Xhabir Hamiti, kryetar
2. Prof. ass. dr. Naser Ramadani, anëtar
3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor.
Fillimisht, mentori i temës, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Faton Bytyqi.
Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato dhe me sllajde dhe me diagrame të cilat ishin nxjerrë nga anketat e bëra lidhur me temën në disa shkolla të mesme, duke anketuar jo vetëm nxënësit por edhe profesorët dhe drejtorët e shkollave.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur, po ashtu edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.