19.02.2021, Prishtine
Kandidati Fidan Bilalli, mbron temën e nivelit MA pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës
Më datë 18.02.2021, kandidati Fidan Bilalli, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Perspektiva e bashkëdialogimit mes religjioneve dhe kulturave bashkëkohore”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,
Komisioni në përbërje të:
1. Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, kryetar
2. Prof. dr. Nazmi Maliqi, anëtar
3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor
Fillimisht, mentori i temës, prof.asoc.dr.Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Fidan Bilalli.
Në vazhdim kryetari i komisionit, prof.ass.dr.Zija Abdullahu, ia dha fjalën kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde, duke bërë shtjellimin e temës duke paraqiur nevojën e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, më pas domosdoshmërinë e komunikimit në mes përkatësive fetare, me qëllim të promovimit të paqes dhe bashkëjetesës. Poashtu, në këtë temë kishte përmendur shembuj të dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet pjestarëve të feve të ndryshme që nga koha e Muhamedit a.s., koha e halifeve e deri më sot, si dhe kishte shtjelluar dhe mënyrën e arritjes së një dialogu të mirëfilltë ndërfetar.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur, dhe gjithashtu u dhanë edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.