Më datë 13. 03. 2025, studenti Ilir BYTYQI mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “KIRAETET KURANORE NË FOKUSIN E ORIENTALISTIT IGNAZ GOLDZIHER DHE TRAJTIMI I TYRE”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Prishtinë, 17 Mars 2025
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. dr. Isa Memishi, anëtar
3. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Ilir BYTYQI, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për synim të nxjerr në pah informacione të bollshme rreth shfaqjes së orientalizmit, konferencat dhe shkollat, pastaj konceptin e orientalizmit, etapat dhe motivet e orientalizmit, orientalizmi dhe fejsa, oksidentalizmi dhe Kurani, si dhe studimet orientaliste mbi Kuranin, po ashtu trajtimin e kiraeteve sipas orientalistit Ignaz Goldziher, duke përmend punën e tij dhe argumentet e tij, metodën dhe keqinterpretimin, kontradiktat mes fjalëve të tij dhe skepticizmat e tij si dhe .mendimet dhe dilemat e dijetarëve muslimanë rreth kiraeteve,
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet rreth orientalizmit dhe fesë. Në kapitullin e dytë flet detajisht për orientalistin Ignaz Goldziher. Vazhdon në kapitullin e tretë, sqaron për Kiraetet dhe El-Ahrufu es-sebea. Ndërsa, kapitulli i fundit, përmban informacione dhe argumente rreth skepticizmave të Goldziherit.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë duke i rekomanduar që ta botojë këtë punim që e vlerësuan ndër më të mirët.. Më pas i dhanë disa sygjerime dhe këshilla për temën, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.






