Më datë 08.02.2021, kandidati Mehdi Kastrati, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Sistemi qeverisës në Islam dhe Demokraci”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,

Komisioni në përbërje të:

1. Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi, kryetar

2. Prof. dr. Nazmi Maliqi, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

 

  

 

Fillimisht, mentori i temës, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Mehdi Kastrati.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe me shembuj e argumente, duke bërë krahasimin e sistemit qeverisës Islam dhe atij demokratik, duke treguar për afërsitë dhe për dallimet në mes tyre, për të drejtat e njeriut në Islam dhe demokraci, etj.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur, dhe gjithashtu u vlerësua se kandidati kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme lidhur me punimin e tij, po ashtu u dhanë edhe shtesa tjera mjaftë të nevojshme për temën në fjalë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.