Dje më datë 03.07.2025, studenti Muhamed MUHARREMI mbrojti temën e diplomës në nivelin Master me titull “KONTRIBUTI PËR FE, KULTURË DHE ÇËSHTJE KOMBËTARE I HAFIZ YMER SHEMSIUT”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar
2. Prof. ass. dr. Rexhep Suma, anëtar
3. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Muhamed Muharremi, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra. Ai në punimin e tij kishte për qëllim të ndriçojë kontributin e hafiz Ymer Shemsiut në fe, kulturë, art dhe çështje kombëtare, të sfidojë paragjykimet për figurat kombëtare si dhe të frymëzojë brezat e rinj.
Punimi ishte ndarë në 3 kapituj. Kapitulli i parë flet për kontributin kontributin fetar të tij, si imam dhe mësimdhënës. Në kapitullin e dytë flitet për kontributin e tij në art dhe letërsi, si autori i parë në Ferizaj. Ndërsa, në kapitullin e fundit, flet për çështjet kombëtare, ku hafëzi ishte anëtar i lidhjes së dytë të Prizrenit dhe aktivist në Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e bërë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë, 04 Korrik 2025.










