Prishtinë, 07 Shkurt 2025
Më datë 06. 02. 2025, studenti Zaim Qafleshi mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “MAHMUT PASHË RROTLLA I PRIZRENIT – VAKËFET DHE VAKËFNAMEJA E TIJ”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, kryetar
2. Prof. ass. dr. Musa Vila, anëtar
3. Prof. ass. dr. Rexhep Suma, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Zaim Qafleshi, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për synim të nxjerr në pah dhe të rivlerësoj xhamitë dhe vakëfet e Mahmut Pashë Rrotllës në qytetin dhe rrethinën e Prizrenit, pasi ato mbeten interes i veçantë dhe domethënës për trashëgiminë fetare, kulturore dhe materiale në qytetin e Prizrenit dhe më gjerë.
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet rreth jetës së Mahmut Pashë Rrotllës dhe vendlindjes së tij. Në kapitullin e dytë përmend dhe informon mbi vakëfet e Mahmut Pashë Rrotllës. Vazhdon në kapitullin e tretë, sqaron detajisht, vakëfnamen në osmanisht, pastaj për transkriptin dhe përkthimin e vakëfnames së tij në gjuhën shqipe. Ndërsa, kapitulli i fundit, na informon për gjendjen e vakëfeve të Mahmut Pashë Rrotllës në ditët e sotme.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur pasiqë shumë pak informata ka pasur për këtë njeri me vepra të larta, si dhe bënë pyetje rreth temës. Më pas i dhanë disa sygjerime për temën dhe e përgëzuan për punën e bërë duke mbledh informata përmes anketimeve, intervistave me familjarë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.





