Prishtinë, 13 nëntor 2023
Sot, në datën 13.11.2023, studentja Agime SOGOJEVA mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Zhvillimi i mësim besimit në Llap 1990-2020”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, kryetar
2. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar
3. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, mentor
Fillimisht, mentori i temës, prof. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidatja Agime SOGOJEVA.
Në vazhdim fjala iu dha kandidatës, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Qëllimi i punimit të studentës ishte që të përkufizoj mënyrën se si është zhvilluar mësim-besimi dhe ndryshimet që janë vërejtur gjatë këtyre viteve. Pra, objektiv kishte vështrimin e zhvillimit të mësim-besimit në dy dekadat e fundit, për t’iu ofruar gjeneratave të reja qasje më profesionale për realizimin e edukimit fetar islam.
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj, ku kapitulli i parë flet për obligueshmërinë e edukimit të fëmijëve në frymën islame, për mësimin në disa nga mejtepet e Podujevës etj, ndërsa kapitulli i dytë për zhvillimin e mësim-besimit në Podujevë para dhe pas luftës së dytë botërore, kapitulli i tretë shtjellon mësim-besimin nga gjeneratat e reja në Podujevë, dhe kapitulli i katërt sqaron këndin e rëndësishëm rreth realizimit të mësim-besimit në Kosovë si dhe për zhvillimin e plan-programeve të vjetra, atyre ekzistuese dhe përpjekjeve për plan-programe të reja.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar dhe zgjedhjen e temës të cilën komisioni e panë si të dobishme dhe praktike, e poashtu të nevojshme për kohën që jetojmë, gjithashtu çmuan lartë edhe punën e bërë ku kandidatja kishte mbledhur mjaftë material lidhur me temën duke shfrytëzuar shkrime, intervista dhe poashtu arkivat e xhamive dhe këshillit të BI në Podujevë lidhur me të dhënat e paraqitura dhe në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.