Prishtinë, 23 janar 2025
Më datë 22. 01. 2025, studentja Fatime Nitaj mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “KALIGRAFIA ISLAME DHE ASPEKTE TË APLIKIMIT TË SAJ NË KOSOVË”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, kryetar
2. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, anëtar
3. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, mentor
Në vazhdim fjala iu dha kandidatës Fatime Nitaj, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Qëllimi i punimit të studentës ishte të njohurit me artin e bukur të Kaligrafisë Arabe – Islame, e cila konsiderohet si arti më i kulluar sa i përket botës Islame, madje është konsideruar si elementi më i rëndësishëm artistik në ndërtimin e vlerave të kulturës materiale, temë kjo jo e trajtuar shumë në vendin tonë, andaj qëllimi kryesor është dhënia e sa më shumë informacioneve rreth Artit Islam.
Punimi ishte ndarë në 3 kapituj, ku kapitulli i parë përmban një vështrim mbi Artin Islam – Kaligrafinë Islame në përgjithësi, ndërsa kapitulli i dytë shtjellon mësimin e Kaligrafisë Islame në Kosovë, si në medrese, mejtepe, duke u përmendur edhe kaligrafët shqiptarë. Kapitulli i tretë flet më në detaje për aspekte të aplikimit të Kaligrafisë Islame në Kosovë, duke përmendur lloje të ndryshme të Kaligrafisë si ajo në xhami, literaturë Islame, vepra të dorëshkruara, gurë varresh, monedha etj.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë përgëzime për punën e bërë nga ana e komisionit, duke e çmuar dhe zgjedhjen e temës të cilën komisioni e panë si temë të rrallë dhe interesante, gjithashtu çmuan lartë edhe punën e bërë ku kandidatja kishte mbledhur mjaftë material lidhur me temën duke shfrytëzuar literaturë të bollshme dhe poashtu kishte bërë intervista dhe anketime, të cilat u vlerësuan shumë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.






