Prishtinë, 28 dhjetor 2022
Dje, më datë 27.12.2022, Fetije Gashi Gërbeshi mbrojti temën e diplomës të nivelit master me titull “Gruaja në shtypin shqiptarë Islam (1920-2020)”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte në përbërje të:
1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, anëtar
3. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, mentor.
Fillimisht, mentori i temës, prof. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidatja, Fetije Gashi Gërbeshi
Në vazhdim fjala iu dha kandidates, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së Masterit në pika të shkurta, edhepse tema ishte mjaftë e gjerë, duke i shfaqur ato me sllajde. Ajo në punimin e saj, i cili përbëhej prej 4 kapitujsh, kishte për synim identifikimin e studimit të tematikave për gruan në shtypin islam në gjuhën shqipe, tematikat e trajtuara dhe autoret dhe kishte objektiv hulumtimin, publikimin dhe studimin e tematikave për gruan islame e shqiptare, në periudhën 1920-2020 si edhe artikujve të shkruar apo të përkthyer nga autoret e ndryshme.
Në kapitullin e parë flet për periodikun shqiptar islam, duke treguar një historik të shkurtër rreth shkrimeve islame në gjuhën shqipe. Në kapitullin e dytë flet rreth trajtimit të tematikave për gratë nëperiodikun islam shqiptarë, dhe poashtu përmban një hulumtim më të thuktë nëpër revistat, rreth tematikave, për të drejtat e gruas, debateve të ndryshme filozofike e sociale, për integrimin, emancipimin dhe të drejtat e gruas. Gjithashtu ka veçuar edhe autoret femra në këto revista. Kapitulli i tretë fka të bëjë rreth trajtimit të tematikave për gratë në shtypin islam shqiptar në Kosovë. Ku përfshinë periudhën kur u botuan dy revistat kryesore në Kosovë, ku studentja ka veçuar shkrimet për rëndësinë dhe rolin e gruas në shoqëri, shkrimet për të drejtën e gruas dhe debatin e mbulesës-shamisë. Pastaj ka cekur edhe shkrime nga autoret gra. Dhe kapitulli i fundit flet për shkrimet që trajtojnë tematikën për gruan nga autoret gra. Është një lloj përfundimi apo konkluzioni i përgjithshëm i këtij hulumtimi.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni vlerësoi se kandidatja iu kishte përmbajtë të gjitha rregullave të shkrimit të caktuara me rregulloren për shkrimin e tezës së Masterit, poashtu parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar lart punimin e saj dhe duke e vlerësuar se kandidatja kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme lidhur me punimin e saj, dhe poashtu kishte bërë një punë mjaftë të mirë duke përdor shumë fusnota dhe duke mbledhur mjaftueshëm material e duke prekur çdo pikë që lidhet me temën dhe në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.