Prishtinë, 29 Maj 2024
Më datë 28.05.2024, studentja Hatixhe Jashanica – Sadriu, mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Botëkuptime të orientalistëve për gruan në Islam dhe e vërteta ndaj tyre”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi, kryetar
2. Prof. dr. Ramiz Zekaj, anëtar
3. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, mentor.
Fillimisht fjala iu dha kandidatës Hatixhe Jashanica – Sadriu, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde si dhe me statistika nga intervistat dhe pyetëesorët që kishte marre nga nxënës të Medresesë dhe studentë të FSI-së dhe duke bërë elaborimin e temës në mënyrë mjaftë koncize me shembuj konkretë. Ajo në punimin e saj kishte për qëllim që të paraqes rolin dhe rëndësinë që i ka dhënë feja islame gruas, gjithnjë duke iu përgjigjur mendimeve të gabuara të orientalistëve lidhur me këtë çështje.
Përmbledhja e këtij punimi masteri, ishte ndarë në pesë kapituj: kapitulli i parë flet rreth nocionit orientalizëm, zanafillës së saj, rreth qendrave të saj dhe veprave të tyre. Ndërsa, në të dytin flet për botëkuptimet e orientalistëve për gruan myslimane në trashëgimi, arsim, punësim dhe për mbulesën. Tek i treti, përqëndrohet tek të vërtetat ndaj këtyre botëkuptimeve. Vazhdon, në të katërtin me diskutimin për praninë e botëkuptimeve të orientalistëve në literaturë dhe media, dhe intervista me shtresa të ndryshme për evidentimin e këtyre botëkuptimeve, dhe në kapitullin e fundit sjell disa argumente nga Kurani dhe thënie profetike të cilat promovojnë – flasin për gruan myslimane të përcjelluar me disa storie suksesi për arritjet e grave nga historia islame.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e kandidatës nga ana e komisionit, duke e çmuar mundin dhe punën e bërë, dhe duke inkurajuar ta botojë si një punim shumë i suksesshëm, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.