Dje, më datë 24. 07. 2024, studentja Rineta Nitaj mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Roli i vakëfit në përhapjen e kulturës dhe arsimimit Islam në Kosovë”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, kryetar

2. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, mentor

Në vazhdim fjala iu dha kandidatës Rineta Nitaj, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Qëllimi i punimit të studentës ishte të njohurit me rolin e vakëfeve në Kosovë dhe ndikimin e tyre në përhapjen e kulturës dhe arsimimit Islam në shoqërinë përkundër sfidave nga pushtimet e vazhdueshme përgjatë shekullit të fundit, si dhe kontributin e vakëflënësve shqiptarë në ngritjen e vakëfeve në Kosovë.

Punimi ishte ndarë në 3 kapituj, ku kapitulli i parë për temë kishte historikun e vakëfit në Islam, ndërsa kapitulli i dytë flet për traditën e vakëfit në Kosovë. Kapitulli i tretë sqaron rolin e vakëfit në përhapjen e kulturës dhe arsimimit Islam në Kosovë.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar dhe zgjedhjen e temës të cilën komisioni e panë si shumë të nevojshme për kohën, gjithashtu çmuan lartë edhe punën e bërë ku kandidatja kishte mbledhur mjaftë material lidhur me temën duke shfrytëzuar literaturë të bollshme dhe poashtu kishte bërë intervista dhe anketime, të cilat u vlerësuan shumë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.

Prishtinë, 25 korrik 2024.