Sot, më datë 31.01.2022, studentja Saranda Muharemi mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Kultura fetare, identiteti i shqiptarëve – në kontekstin Islam-”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni:

1. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, kryetar

2. Prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

Fillimisht, mentori i temës, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidatja Saranda Muharemi.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatës, e cila bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, edhepse tema ishte mjaftë e gjerë, duke i shfaqur ato me sllajde, fotografi dhe me shembuj e argumente. Ajo në punimin e saj kishte për synim hulumtimin e vlerave të popullit shqiptarë e në veçanti të asaj fetare, dhe poashtu qëllimi i këtij punimi ishte të tregohej se feja Islame ashtu siç kanë treguar dhe të tjerë studiues në shkrimet dhe studimet e tyre, nuk është përhapur me dhunë dhe se shqiptarët muslimanë janë atdhetarë aq sa atdhetarët më të mirë të religjioneve tjera, dhe në fund u konkludua nga kandidatja se kultura fetare na karakterizon neve si një popull me një histori shekullore.

Tema kishte 4 kapituj, që në ta flitet rreth historisë etnike të popullit shqipëtar, përhapjes së Islamit në Ballkan dhe rrugët e depërtimit, besimet tek iliro-shqiptarët dhe kultura dhe identiteti fetar i shqiptarëve.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatës, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatën si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar dhe zgjedhjen e temës dhe hulumtimin nga ana e kandidatës që ka bërë rreth kësaj teme mjaftë të gjerë, si dhe u vlerësua se kandidatja kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme, rreth 200 libra siç e potencoi kandidatja gjatë elaborimit të temës, në disa gjuhë lidhur me punimin e saj, dhe në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer