Me inicimin dhe kontributin shumë të çmuar e të pakursyer të Hfz. Dr. Hajredin Hoxhës-profesor në Fakultetin e Sheriatit dhe të Studimeve Islame në Universitetin e Katarit ka nisur një bashkëpunim në mes të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës dh Fakultetit të Sheriatit dhe të Studimeve Islame në Universitetin e Katarit. Fakulteti i Sheriatit dhe i Studimeve Islame në Universitetin e Katarit ka zgjedhur prof dr. Qazim Qazimin në mesin e tre ekspertëve të jashtëm (ndërkombëtarë) për të dhënë vlerësimin, përmes një raporti, për një program për studimet pasuniversitare në fushën e Njohurive kur’anore dhe të Tefsirit.
دعوة لتقييم برنامج ماجستير التفسير وعلوم القرآن – جامعة قطر
الأستاذ الدكتور كاظم الكاظمي
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته … وبعد،
تهديكم جامعه قطر أطيب تحياتها، ويسرنا أن نخطركم باختياركم كمحكم خارجي لمراجعة البرنامج المقترح لماجستير التفسير وعلوم القرآن بكلية الشريعة والدراسات الإسلامية.
الرجاء الاطلاع على الملفات المرفقة والتي تتضمن:
1. نسخة من برنامج الماجستير المقترح.
2. ارشادات التقييم.
3. السير الذاتية لأعضاء هيئة التدريس بالبرنامج.
في حال موافقتكم نتوقع منكم تزويدنا بتوجيهاتكم و نقدكم البنّاء ومقترحاتكم القيّمة حول هذا البرنامج من خلال تقديم تقرير مفصل وذلك في موعد أقصاه 14 يوم من تاريخ ارساله.
وتفضلوا بقبول فائق الاحترام والتقدير،،
الدكتورة شيخة بنت جبر آل ثاني
نائب الرئيس للشؤون الأكاديمية
جامعة قطر
Përkthimi i tekstit në gjuhën shqipe
Prej: VP Academics Office
Për: Prof. dr. Qazim Qazimi
Lënda:
Ftesë për vlerësimin e planprogramit për studimet postdiplomike në Universitetin e Katarit, drejtimi: Tefsir dhe Shkencat kur’anore.
Es-selamu alejkum we rahmetullah we berekatuhu
Keni përshëndetjet me të veçanta nga Universiteti i Katarit. Kemi kënaqësinë që të ju zgjedhim juve si ekspert të jashtëm për vlerësimin e draft planit për studime postdiplomike në Universitetin e Katarit, drejtimi: “Tefsir dhe shkencat kur’anore”.
Luteni që t’i vështroni dosjet e bashkangjitura të cilat përmbajnë:
- 1.Një kopje të draft planit për studime postdiplomike
- 2.Udhëzimet për vlerësimin
- 3.CV- të e stafit akademik në këtë program.
Në rast të pranimit tuaj, ne presim nga ju që të na furnizoni me udhëzimet tuaja, kritikat konstruktive dhe sugjerimet e juaja me vlerë rreth këtij programi përmes paraqitjes së një raporti të detajuar brenda periudhës 14 ditore nga data e dërgimit në adresën tuaj.
Me nderime dhe respekt për ju:
Prof. dr. Shejha bint Xheber al-Thanij
Prorektor për çështje akademike
Pranë Universitetit të Katarit