Sot. 14.03.2019, u nisën katër studentë të FSI-së për të marrë pjesë në TURNEUN E TRETË NDËRKOMBËTAR PËR UNIVERZITETE – QATAR DEBATE, i cili do të zhvillohet në gjuhën arabe dhe do të mbahet prej 16-20.03.2019 në Doha.
Në këtë turne do të marrin pjesë mbi 100 univerzitete nga mbarë bota. FSI përfaqëson Kosovën me ekipin e përbërë nga studentët: Bunjamin Emini, Blerim Murati, Rineta Nitaj dhe Fatime Nitaj nën përkujdesin dhe përgatitjen nga profesori i gjuhës arabe z. Fadil Hasani.
Ekipit të FSI-së i dëshirojmë sukses dhe përfaqësim dinjitoz. {gallery}doha1{/gallery}