FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 12 prill 2012

akreditimDekanati i FSI-së në fillim të vitit akademik 2011/2012 ka formuar një komision prej pesë anëtarësh për shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për akreditim. Komision ka përgatitur raportin me kohë dhe i njëjti është përkthyer edhe në gjuhën angleze e më pastaj i është dorëzuar AAK-së në dhjetë kopje, (pesë në gjuhën shqipe dhe pesë të tjera në gjuhën angleze). Agjencia e Akreditimit të Kosovës për vlerësim të Raportit ka angazhuar dy ekspert ndërkombëtar dhe një vendor; Prof. dr. Ednan Aslan nga Universiteti i Vjenës, Doc. Dr. as. Aziz Hasanoviq nga Universiteti i Zagrebit, dhe Mr. Basri Muja u.d. së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit.

Më 11.04.2012 ekspertët e lartcekur erdhën në Fakultetin e Studimeve Islame për të bërë vlerësimin e Raportit dhe për tu njohur për së afërmi me stafin akademik, stafin administrativ, studentët dhe kushtet materiale në përgjithësi. Ata qëndruan në FSI prej orës 09.00 deri në orën 16.30. Së pari u takuan me menaxhmentin e FSI-së dhe kërkuan sqarime për misionin e Fakultetit, qëllimet e tij, strategjinë për të ardhmen e studimeve në këtë Fakultet, stafin akademik dhe administrativ dhe studentët.

Në fund të takimit ekspertët na bënë me dije se Komisioni do të shkruaj një raport për punën dhe vlerësimet e tyre dhe të njëjtin do t’ia dërgojnë Agjencisë së Akreditimit dhe më pastaj Agjencia po atë raport duhet ta përcjellë në Fakultet.

Të shpresojmë se, pas përgatitjeve të mirëfillta sipas standardëve bashkëkohore, Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës do të akreditohet dhe viti akademik 2012/2013 të fillojë me program të akredituar.

Dekanati {jathumbnail}