Fakulteti i Studimeve Islame

Shpall

KONKURS

Për zgjedhjen e personelit akademik në Fakultetin e Studimeve Islame

1. Një mësimdhënës për lëndën Kur’an

2. Një mësimdhënës për lëndën Gjuhë angleze

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozita e Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame.

 

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

Kërkesën me biografi (CV)

Certifikatën e lindjes

Kopjen e diplomës përkatëse të vërtetuar nga organi kompetent

Dëshmitë për publikime shkencore dhe profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikimin (barasvlerën) e diplomës përkatëse (bachelor, master, magjistraturë, doktoraturë).

Konkursi mbetet i hapur 10 (dhjetë) ditë nga dita e shpalljes në gazetë, respektivisht deri më 30.09.2013

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në kopje të fortë në Fakultetin e Studimeve Islame dhe të skanuara në adresën elektronike fakulteti.92@gmail.com

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të FSI-së, www.fsi92.net

Vërteton:

Prof. dr. Qazim Qazimi, dekan