Fakulteti i Studimeve Islame

Shpall

KONKURS

Për zgjedhjen e një asistenti të gjuhës arabe

Zgjedhja e kandidatëve konkurrent do të bëhet në pajtim me dispozita e Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

–          Kërkesën me biografi (CV)

–          Kopjen e diplomës (BA & MA)

–          Certifikatën e lindjes

–          Certifikatën e mjekut (shëndetësore)

–          Certifikatën se nuk është nën hetime

Kandidatët nuk duhet të jenë mbi moshën 35 vjeçare.

Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikimin e diplomës përkatëse (bachelor, master,).

Konkursi mbetet i hapur 10 (dhjetë) ditë nga dita e shpalljes, respektivisht deri më 06.02.2015

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Fakultetin e Studimeve Islame dhe të skanuara në adresën elektronike fakulteti.92@gmail.com

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të FSI-së, www.fsi92.net

 

Vërteton:

Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, dekan