Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës, shpall konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor në vitin akademik 2013/2014.

Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë ose ndonjë shkollë tjetër të mesme të përgjithshme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Në FSI mund të pranohen edhe studentë nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e paraqitjes së dokumenteve, duhet t’i kenë nostrifikuar ato. (njohja/nostrifikimi bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë).

AFATI I KONKURSIT

Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në FSI orari do të jetë si në vijim:

  1. Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 09. 07. 2013 deri më 23. 07. 2013 ora 14.00 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).

Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:

  1. Certifikatën e lindjes (në origjinal),
  2. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal),
  3. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal),
  4. Kopjen e letërnjoftimit,
  5. Fletëparaqitja e plotësuar e cila merret te referenti i FSI-së,
  6. Pagesën prej 5 € në bankën “TEB” (Pagesë për aplikim në FSI),
  7. Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),
  1. Provimi pranues do të mbahet më datë 25. 07. 2013, në ora 10.00
  2. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 29. 07. 2013 në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) si dhe në objektin e Fakultetit.
  3. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 02. 09. 2013 deri më datë 06. 09. 2013

Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave

për dokumente personale.

3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studentët e rregullta, respektivisht

100 € për studentët me korrespondencë.

Pagesa bëhet në bankën TEB

Vërteton:

Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan