Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës në kuadër të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 9, paragrafi 4 të Statutit, dhe duke u mbështetur në nenin 45, paragrafi 1.18 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovë, në mbledhjen e mbajtur më datë 12.01.2023, vendosi që të shpallë:

KONKURS

Për përzgjedhjen e personelit akademik me marrëdhënie të rregullt pune

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Akaid & Filozofi Islame
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Dave, Komunikologji & Shkrim Akademik

Kushtet e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me Kushtetutën e BIK-ut, Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe dispozitat e Statut të Fakultetit të Studimeve Islame.
  • Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të keni së paku gradën doktor shkonce. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët janë në proces të mësimdhënies dhe kanë thirrje akademike.

Kandidatët të cilët paraqiten në konkurs duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesën;
  • Biografinë (CV);
  • Kopjen e diplomës të studimeve themelore, master dhe doktoratë (të noterizuara);
  • Certifikatën e notave në tri nivelet e studimit;
  • Certifikatën e lindjes;
  • Certifikatën e shtetësisë, ose të vendbanimit;
  • Dëshmi (kopje) për punime shkencore për 3 vitet e fundit, të botuara në revista vendore ose ndërkombëtare;
  • Dëshmi për përvojën e punës në mësimdhënie në fushën e arsimit të lartë;
  • Certifikatën nga gjykata, se ndaj tij nuk janë duke u zhvilluar hetime;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës së huaj.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar ndonjë nivel të studimeve jashtë vendit duhet të sjellin vendim nga zyra përkatëse për nostrifikim të diplomës.

Mënyra e aplikimit

  • Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në kopje fizike dhe në formë elektronike.
  • Dokumentacioni i shtypur duhet të dorëzohet në zyrën e sekretarit të Fakultetit, kurse versioni elektronik në adresën zyrtare të FSI-së (info@fsi-edu.net)
  • Punimet shkencore të publikuara në revista duhet të skanohen në tërësi, ndërsa librat e botuara duhet të skanohet faqja e parë e librit dhe faqja në të cilën shihet katalogimi i botimit
  • Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara, si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartëcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
  • Konkursi mbetet i hapur nga data 02.02.2023 deri më datë 13.02.2023, ora 14.00

                                                                                                                             DEKANI                                                                                                                 Prof. asoc. dr. Islam Hasani