Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në kuadër të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 7, nenit 9, pika 10 të Statutit të Fakultetit, për avancimin e personelit akademik në FSI, në mbledhjen e mbajtur më datë 12/07/2024 vendosi të:
Shpall
KONKURS
Për avancimin e stafit akademik të Fakultetit të Studimeve Islame
Në këtë konkurs janë përfshirë pozitat për lëndët:
Tefsir, profesor asistent
Akaid, profesor asistent
Fikh, profesor asistent
- Kushtet e përgjithshme
Kushtet e përgjithshme për avancimin e personelit akademik janë të përcaktuara në Statutin e Fakultetit.
- Dokumentet e nevojshme
Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitat në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim
- Biografinë (CV)
- Certifikatën e lindjes
- Diplomat origjinale (baçelor, master-magjistratur dhe doktoraturë) ose kopje të noterizuara
- Vendimet për nostrifikim të diplomave të marra jashtë vendit;
- Dëshmi për publikime shkencore e profesionale brenda kornizës së përcaktuar me Statutin e FSI-së
- Botime të librave ose monografive
- Mënyra e aplikimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në formë fizike
Punimet shkencore të publikuara dorëzohet faqja e parë dhe e fundit, ndërsa për libra apo monografi faqja e parë e libri ku shihet edhe katalogimi në botim
Dokumentet duhet të dorëzohen te sekretari i Fakultetit
Konkursi mbetet hapur nga data 15.07.2024 deri më 19.07.2024
DEKANI
Prof. asoc. Dr. Islam Hasani