K O N K U R S
Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2026/2027.
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 9, pika 6 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.05.2026, ka miratuar propozimin e dekanatit të Fakultetit të Studimeve Islame, duke u bazuar në vendimin e AKA-së, për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2026/2027 dhe ka miratuar kriteret për regjistrim në studimet master në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”.
I. KUSHTET E PËRGJITHSHME
1. Fakulteti i Studimeve Islame, për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2026/2027, do të regjistrojë 30 studentë.
2. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1 të këtij konkursi, duke u bazuar në UA (MASHT) Nr. 09/2016, fakulteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 4 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.
3. Në studimet postdiplomike-master në FSI mund të pranohen kandidatët, të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, dhe që kanë arritur 240 ECTS. Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë kandidatët, të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-bachelor në FSI.
4. Të drejtë pranimi në FSI kanë edhe të gjithë kandidatët tjerë, të cilët i kanë përfunduar me sukses studimet themelore jashtë Kosovës. Në raste të tilla, diploma duhet të jetë e njohur dhe e barasvlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Kosovës, përmes vendimit përkatës për njohje dhe barasvlerësim.
II. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve si në vijim
1. Të kenë arritur notën mesatare 7.00 e më tepër, gjatë studimeve në nivelin (BA) bachelor.
2. Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
a. Suksesi në studimet themelore deri në 30 pikë;
b. Suksesi në provimin pranues deri në 70 pikë.
3. Kandidatët e kanë obligim njohjen e gjuhës arabe, ose ndonjërën prej gjuhëve tjera, si angleze, frënge etj. Për çka duhet të sjellin certifikatë e cila dëshmon një gjë të tillë.
Kandidatët që konkurrojnë për studime master në FSI duhet t’i sjellin këto dokumente:
1. Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet nga web-faqja (www.fsi-edu.net) ;
2. Ekstraktin e lindjes (origjinale)
3. Diplomën origjinale ose të noterizuar, përkatësisht certifikatën e diplomimit;
4. Kandidatët që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor në universitete të huaja duhet ta sjellin diplomën e nostrifikuar.
5. Pagesën prej 20 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:
1. Suksesit në studimet themelore, dhe;
2. Rezultateve të provimit pranues.
Provimi pranues organizohet në fakultet dhe i nënshtrohen të gjithë kandidatët.
Numri maksimal i poenëve të arritur në provimin pranues është 100.
Kandidatët që kanë përfunduar studimet në ndonjë fakultet-drejtim tjetër, mund të konkurrojnë për studime master në FSI, me kusht që paraprakisht t’i nënshtrohen provimeve diferenciale në Fakultetin e Studimeve Islame, në lëndët themelore, të cilat i përcakton KMSH-ja, varësisht nga fusha e studimeve që ka pasur kandidati.
Të drejtë konkurrimi për studime në programin (MA) master në FSI kanë vetëm ata kandidatë që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor (4 vjeçar) dhe kanë arritur 240 ECTS.
Afati i konkursit
1. Paraqitja e dokumenteve zgjat nga data 06.07.2026, deri më 24.07.2026, në ora 15:00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës).
2. Provimi pranues do të mbahet më 27.07.2026, duke filluar nga ora 11:00
3. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 28. 07. 2026 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
E drejta e ankesës dhe afati për ankesë
Kandidatët që nuk janë pranuar në studimet master mund të ankohen kundër vendimit brenda një dite të punës, nëse konsiderojnë se i është bërë e padrejtë, pas shpalljes së rezultateve. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i ankesave të fakultetit.
Shpallja e rezultateve përfundimtare, dhe regjistrimi i kandidatëve të pranuar
1. Rezultatet përfundimtare në bazë të vendimit të komisionit të ankesave shpallen më datë 29.07.2026. në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
2. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet te referenti për studime master, në Fakultetin e Studimeve Islame, nga data 29.07.2026 deri më datë 31.07.2026, (10:00 – 15:00).
DEKANI
Prof. asoc. dr. Islam Hasani

